Batalioni i Dytë i Brigadës 121 “Kumanova” nesër (e martë) duke filluar në orën 11:30 do ta organizojë ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit Jetë Hasani, komandant i njësive të para të UÇK-së në komunën e Shtimes.
“Ky manifestim mbahet edhe në nderim të të gjithë dëshmorëve të Batalionit të dytë ‘Ruzhdi Salihu’.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtues institucionalë. Manifestimi mbahet më 13.12.2016 (e martë) në Shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Godancë, komuna e Shtimes, duke filluar në orën 11:30.
Shtëpia e komandant Jetë Hasanit ishte baza e celulave të para të UÇK-së në Shtime”, është thënë në njoftim.
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...