Policia ka arrestuar një person në Vushtrri pasi që i njëjti në bashkëveprim edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati kishin vjedhur para dhe pako të cigareve në një lokal.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemajli”, ku të dyshuarit me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali pronë e viktimës dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash prej 500 eurosh dhe disa pako të cigareve në vlerë prej 200 euro.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./Arbresh.info
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban