Sipas Thaçit, familjarët e të pagjeturve janë shembull për të gjithë të tjerët që siç tha ai “duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit tonë dhe se duhet që njëherë e përgjithmonë ta përfundojmë agoninë e familjarëve.
“Nga familjarët e pagjeturve dhe takimet që kemi zhvilluar me ta mësojmë se dhimbja është e njëjtë për të gjithë, për secilin prind, për secilën familje, për secilin komunitet”
“Për të vërtetën dhe pajtimin për të vërtetën kërkohet sakrificë dhe që kërkoj për të gjithë që të ngriten mbi vetveten mbi përkatësinë nacionale në shërbim të demokracisë, në shërbim të së ardhmes, në shërbim të evropianizimit të Kosovës dhe shoqërisë multietnike në emër dhe shërbim të së ardhmes euroatlantike dhe evropiane të Kosovë”, tha Thaçi.
“Duhet të zbardhet fati i të pagjeturve, të ngadhënjejë drejtësia e të ndodh pajtim. Kosova nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës së errët por me mirëbesim dhe bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen të gjithë pa dallim, ky është misioni ynë, vizioni ynë që të punojmë të gjithë pa asnjë dallim, qoftë politik, qoftë etnik, qoftë të besimit”, ka thënë ai.
Gjatë muajit korrik, kryetari i shtetit ka vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës në fshatin Grackë të Lipjanit, vizitë kjo që pati nxitur reagime të mëdha.

Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia e trefishtë në Malishevë
Tragjedi në Malishevë/ Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga...
Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvë...
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...