Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër të pandehurit Etem Arifi deputet në Parlamentin e Kosovës dhe të pandehurit B.G. për veprën penale Mashtrim në Subvencione në bashkëkryerje nga neni 336 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Etem Arifi u akuzua edhe për veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i Kodit të Penal të Republikës së Kosovës, njofton prokuroria.
Sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00€. Këto para nuk janë përdor për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga të pandehurit E.A. dhe B.G. dhe për persona të tjerë.
“Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtor për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 22.900,00€ si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749,00€”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia e trefishtë në Malishevë
Tragjedi në Malishevë/ Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga...
Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvë...
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...