Personi që shihni në foton e mësipërme është Aleksandër Bardhi nga Kaçinari i Mirditës.
Ai u vra në 24 shtator në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Ai ishte vëllai Petrit Bardhit, ish-kryetar i komunës së Kaçinarit nga viti 2013 e në vijim, shkruan Lapsi.
Por çfarë kërkonte një mirditor në Sarandë. Policia thotë se shkak u bë trafiku i kanabisit.
Ishte sërish i njëjti shkak që të vriten 47-vjecari ndërsa trupi i tij i bërë të gjendej në anë të rrugës nga të afërmit. Menjëherë për policinë lidhja u bë me aktivitetet e dy vëllezërve të tjerë Petritit dhe Florianit.
Në shkurt të këtij viti, Petrit Bardhi 44 vjeç, u arrestua nga policia, pas disa muajve që kaloi në arrati. Në tetor të vitit 2015 në banesën e tij në fshatin Simon, ku familja Bardhi kishte jetuar vite më parë, policia gjeti 424 kilogramë kanabis të tharë në përgatitje për ambalazhim, me qëllimin trafikimin drejt Greqisë.
Lënda narkotike do trafikohej nga dy vëllezërit Petrit dhe Floarian Bardhi, të dy të shpallur në kërkim në atë kohë, por që administratori i Kaçinarit mundit të vihet në pranga në shkurt 2016. Vëllai i tij Floriani, do të do të merrte përsipër trafikimin e drogës nga Saranda në Greqi, pasi në banesë u gjet edhe një pasaportë biometrike me emrin e Florian Bardhit, 50 vjeç.
Operacioni policor në atë kohë ishte koduar “Shëndellia”, pikërisht me emrin e fshatit të Sarandës ku jeton Petrit Bardhi dhe ku në 00:35 të këtij mëngjesi u gjet i vrarë vëllai i tij.
Petrit Bardhi rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...