Kryetari i komunës së Mitrovicës, njëherësh zyrtar i lartë i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, është i mendimit që Kosova të shkojë sa më parë në zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se sa më shumë të shtyhen zgjedhjet e parakohshme, më keq do të jetë për Kosovën.
Bahtiri ka theksuar se kjo qeveri është duke e çuar shtetin në humnerë.
Sipas tij, qeveria aktuale duhet të shkojë në shtëpi dhe të rifillojnë bisedimet për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.
“Tani është koha të pyetet populli se kë e përkrah. Mendoj se zgjedhjet në Drenas kanë dhënë një sinjal pozitiv të demokracisë dhe të ndryshimit të kësaj qeveria”, ka thënë ai për “Epoka e re”.
Bahtiri është shprehur i bindur në suksesin e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se asnjëherë më parë AKR’ja nuk ka pasur përkrahje më të madhe te qytetarët.
“Nëse vendoset të jem sërish kandidat për kryetar të Mitrovicës, jam i bindur se këto zgjedhje do t’i fitoj me rreth 63 për qind të votave”, ka thënë Bahtiri.
Zyrtari policor që vdiq në Prishtinë ishte kthyer sot nga pu...
Policia jep detaje për plagosjen në Pejë, i dyshuari po mano...
Aksident trafiku në Prishtinë, vdes një zyrtar policor
GGK: Liqenet artificiale në Kosovë, kapacitet i pamjaftueshë...
Kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Barcelona, Dortmundi ...
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...