Një grua e martuar,e cila kapi menaxherin e hotelit duke e parë nga dritarja teksa ajo zhvishej, është kompesuar me një natë qëndrimi falas nga stafi pasi ajo i rrëfeu punonjësve incidentin.
Clare Day, 27 vjeç, ishte duke u zhveshur në dhomë kur pa burrin me fytyrë ngjeshur në xhamin e dritares së tualetit.
Mamaja e dy fëmijëve më pas kuptoi se ai ishte një nga menaxherët e turnit të hotelit – i njëjti person i cili tentoi të fliste me të kur ajo po darkonte vetëm në restorant.
“Ishte si diçka në filmat horror. Pash reflektimin e tij në pasqyrë, bërtita dhe mbulova veten,” tha Znj.Day për “Mirror”.
Pas pamjeve CCTV nga incidenti që ndodhi në Darlington, Angli, menaxheri mori paralajmërim nga policia për “spiunim” seksual dhe u pushua nga puna.

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes