Pas lajmit të publikuar në mediat shqiptare për takimin e papritur në mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Malit të Zi Dusho Markoviq në Shkodër, qeveria e Kosovës ka dërguar një komunikatë për media.
Sipas komunikatës nga kryeministria, takimi ishte miqësor, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi.
“Dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve”, thuhet në komunikatë.
Sipas qeverisë, Mustafa dhe Markoviq biseduan edhe për zhvillimet tjera aktuale në rajon.
Ndryshe, në media është raportuar se temë e bisedimeve e te dy kryeministrave besohet te ketë qenë edhe çështja e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...