Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, do të ketë rënie të temperaturave, të cilat mund të shkojnë deri -9 gradë celsius.
Masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit. Nga dita e hënë deri të enjten temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqëndruara mbi vendin tonë duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstremale ( minimalet dhe maksimalet)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Të hënën dhe të enjten do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.
Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Presioni atmosferik vazhdon te mbetet i larte , mbi vlerat e normales. Do te fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...