Avokati i Edward Snowden – i cili ishte bërë i famshëm pas publikimit të sekreteve të CIA-së – thotë se klienti i tij asnjëherë nuk përdorë “iPhone” për shkak të sigurisë.
Anatoly Kucherena ka shpjeguar se Snowden është tejet i kujdesshëm me celularët e mençur për shkak se i din taktikat e vëzhgimit të CIA-së.
“Edward asnjëherë nuk përdor ‘iPhone’, ai përdor vetëm celularë të thjeshtë. Celulari në fjalë ka një softuer të veçantë i cili e aktivizon veten pa pasur nevojë pronari të prekë ndonjë buton, si dhe i merr të gjitha informacionet e tij. Kjo është arsyeja kryesore se përse ai nuk e përdor këtë celular”, ka treguar Kucherena.
Vlen të ceket se Edward Snowden është duke jetuar në Moskë qysh nga koha kur kishte ikur nga SHBA-të pas publikimit të dokumenteve të brendshme të CIA-së.
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit