Lëvizja Vetëvendosje organizoi aksion simbolik në vendin ku po punohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.
Sipas kësaj partie, çmimi shumë i lartë i kësaj autostrade, sikurse edhe i autostradës së kaluar, është në shpërputhje me gjendjen ekonomike të popullit të Kosovës.
“600 milionë eurot e këtij projekti dhe rreth 1 miliard eurot e harxhuara në projektin e kaluar, Kosova do të kishte mundur t’i investonte në industri e bujqësi, ta shtonte prodhimin dhe eksportin, e ta ulte papunësinë e varësinë nga importi”, tha aktivisti Kreshnik Ahmeti, në prononcimin e tij gjatë këtij aksioni. “E pastaj, me një ekonomi prodhuese e popull të punësuar, projektet e infrastrukturës rrugore do të bëheshin domosdoshmëri, do të realizoheshin financiarisht më lehtë dhe do të ishin fitimprurëse për të gjithë, e jo vetëm për zyrtarët e konsocriumit Qeveri – Bechtel Enka”, ka shtuar më tej ai.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...