Krimi brenda familjes këtë herë shënohet në Mamurras. Nga të dhënat e para mësohet se vëllai ka vrarë të vëllanë.
Si pasojë e një grindjeje ende të pasqaruar nga policia, vëllai ka vrarë vëllanë në banesën e viktimës.
Mësohet se Afrim Sela ka goditur disa herë me armë zjarri rreth mesnatës vëllanë e tij 33 vjecar Fabjan Sela, i martuar me dy fëmijë.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në prezencën e familjes së viktimës, për një konflikt të vjetër, ende të pasqaruar.
Policia ka arrestuar autorin, Afrim Sela, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes por pa dhënë detaje për motivin që i mori jetën të vëllait.
Të dy vëllezërit i kishin banesat pranë njëri-tjetrit.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...