Ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri ka bërë akuza të rënda në drejtim të ish-partisë me të cilën u bë deputet, BDI. Në Interaktiv të KTV-së, Shaqiri ka thënë se po zbulon për herë të parë një bombë.
“Po kërkojnë të gjithë bomba nga Zaevi. Jau jap unë bombën këtu. BDI më ka urdhëruar vrasjen e banorëve të Vaksincës dhe të kosovarëve që kishin ardhur të na ndihmojnë. Kjo ka ndodhur në vitin 2003. Emrin se them dot, por ai që më ka thënë ka folur me gojën e Ali Ahmetit. Na thanë t’i vrisnim, sepse nuk lejuam hyrjen e Policisë në fshat”, ka thënë Shaqiri duke e përsëritur disa herë se urdhëri ka qenë i qartë për të vrarë shqiptarët, por ai nuk ka pranuar.
Shaqiri ka thënë se disa prej pjesëtarëve të grupit të armatosur nga Kosova që kanë qenë në Kumanovë ishin edhe atëkohë në Vaksincë me të njëjtin përkushtim. Sipas ish-zyrtarit të BDI-së, Sadullah Duraku dhe Nazmi Beqiri kanë qenë aty kur është pranuar urdhri dhe janë pajtuar me këtë
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...