Njëmbëdhjetë persona dhe pesëdhjetë organizata joqeveritare kanë përgjegjësinë kryesore për kultivimin dhe përhapjen e ekstremizmit fetar në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Lukman Neziri, Kastriot Duka, Faruk Lohaj, Mazllum Mazllumi, Selatin Shala, Shaban Shabanaj, Jeton Raka, Shukri Aliu, dyshohet se kanë shtrirë dhe kultivuar selefizmin.
Shumica prej tyre vitin e kaluar janë arrestuar si të dyshuar për rekrutim me qëllim të kryerjes së veprave terroriste. Kastriot Duka vite më parë është deportuar nga Kosova, ndërsa Shukri Aliu është vrarë në Maqedoni.
Financues kryesorë të ekstremizmit kanë qenë shumë organizata: “Al- Haramanei”, “IWC”, “KOFF”, ”ISTAMBULL”, që janë larguar nga Kosova duke lënë pas vetes “larvat” nëpërmjet themelimit të OJQ-ve “Gjurma”, ”Fondakos”, “Sfera”, “Kalliri i mirësisë”,”Njëanshmëria”,”Krenaria”, “Realiteti”, “Kur’an”, “Rahm Amercy” ,”Al Waqf Al Islam”.
“Koha Ditore” ka siguruar një raport në detaje të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit të Policisë së Kosovës, që u është dorëzuar organeve të tjera, përfshirë Qeverinë në vitin 2013.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...