Pacolli u premton prizrenaseve mijëra vende të reja pune (FOTO)

19:15 | 8 Dhjetor 2016
M. A.

Gjatë ditës së sotme, lideri i AKR-së, z.Behgjet Pacolli ka zhvilluar disa aktivitet në qytetin e Prizrenit.

Pacolli ka mbajtur një debat me qytetarë rreth planit të AKR-së për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim në Prizren.

“Debatin tonë për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim e fokusuam konkretisht në planin e detajizuar të AKR-së për rritje ekonomike mbi 10% në nivel vendi. Kjo rritje ekonomike që i duhet sot Kosovës, do të gjenerojë që nga viti i dytë i qeverisjes për mijëra e mijëra vende të reja pune”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Gjithashtu ai ka vizituar edhe shoqatën e zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit, qytet ky i njohur anembanë për punët e mrekullueshme veçanërisht të zejtarëve.

“Unë jam i vendosur që ta ndryshojë Kosovën ekonomikisht. #AKR shpresë për #Kosovën”, përfundon postimi i tij./Arbresh.info

Behgjet Pacolli, debat Behgjet Pacolli, debat

Shpërndaje në rrjete sociale