Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se institucionet e vendit, në bashkëpunim me Bashkimin Europian, janë duke punuar për të qartësuar cështjen e ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës.
“Janë procedurat ligjore që po ndërmerren për këtë cështje. Dje në vend të ngjarjes kanë qenë insepktorët, të cilët e kanë ndalur punën. Ne kemi një delegacion të Bashkimit Europian që ka ardhur në Kosovë, që është duke e përcjellë gjendjen. Shpresoj dhe besoj që rivitalizimi i urës do të ndodhë deri në janar. Nuk mund të flas për këtë, sepse bisedimet janë në vazhdim. A është në harmoni ai mur me marrëveshjen e Brukselit ai mur, nuk e di. Por mund të them që është duke u biseduar për këtë cështje, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje”.
Ai ka lavdëruar punën e bërë nga shteti në drejtim të pasjes së qasjes në veri, ndërsa ka shprehur bindjen se së shpejti edhe ajo pjesë do të integrohet plotësisht.
“Deri tre vjet më parë ne nuk kemi pasur qasje në pjesën veriore të vendit. Ndërsa tani nuk e kemi atë problem. Qasja në veri po rritet. Nuk është e kënaqshme, por prandaj po vazhdon dialogu. Janë bërë hapa të mirë dhe të suksesshëm në atë drejtim”.
Gecaj ka deklaruar se nuk e di nëse ai mur është produkt i ripozicionimit të Listës Serbe në raport me shtetin e Kosovës, ndërsa ka krahasuar bllokadën që serbët e veriut i bënë autokolonës së kryeministrit Isa Mustafa me gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe koktejet e molotovit të sheshet e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
“Ndërprerja e pjesshme e komunikimit të Listës Serbe me institucionet e Kosovës ka arsye tjera dhe nuk besoj të ketë lidhje me këtë mur që po ndërtohet në veri. Nuk e dimë produkt i kujt është ai mur. Duhet ta shohim këtë gjë”.
“Qeveria e Kosovës ka pushtet edhe në Prishtinë. Megjithatë institucionet janë sulmuar, me gaz lotsjellës dhe koktej molotovi. Prandaj nuk mund të themi që nuk ka lidhje me pushtetin që ka shteti. Besoj që të gjitha këto tensione në të ardhmen do të ulen, dhe do të kemi qasje të lehtë në të gjithë vendin”. /klankosova.tv
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale