Pas vrasjes së Valon Sadikut dje në Mitrovicë, policia ka konfiskuar arsenal armësh në banesën e të dyshuarit për këtë krim që është djali i asamblistes së PDK-së Valbona Fazliu-Beqiri.
“Një granatë dore, shufër me mbishkrimin policevsing, shkop druri, karikator i zbrazët i AK-47, kondak druri i AK-47, fitil ndezës i granatës, shufër metalike, kapelë-maskë, shall, gazmaskë, tre shirita dhe dy fishekë,” thuhet se u gjetën në banesën e atij që dyshohet se vrau Valon Sadikun.
Siç përshkruhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, kopjen e së cilës e ka siguruar KALLXO.com, i dyshuari V.B. është djali i Valbona Fazliu Beqirit, asamblistes së PDK-së në Kuvendin e Mitrovicës, ndërsa Esat Beqiri, babai i të dyshuarit për këtë vrasje punon në Kuvendin e Kosovës.
KALLXO.com ka kontaktuar me asamblisten e PDK-së në Mitrovicë Valbona Fazliu-Beqiri e cila është nëna e të dyshuarit, por ajo ka mohuar që të dy prindërit të jenë në dijeni se në banesën e tyre janë gjetur gjëra të ndaluara.
“As unë, e as burri im Esati nuk jemi në dije se në shtëpinë tonë janë gjetur armë, apo diçka tjetër që ju po e potenconi. Ne gjatë asaj kohe kemi qenë në polici, jemi të shqetësuar dhe nuk mundemi të prononcohemi me shumë,” tha Fazliu Beqiri për KALLXO.com.
Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, i mituri V.B. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të armës, ndërsa i mituri tjetër H.V. dyshohet për dhënien e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.
Kërkesa e prokurorisë në Mitrovicë për paraburgim sqaron se vrasja e djeshme ndodhi pas një zënke që kishte ndodhur disa ditë me parë në mes të tash të ndjerit Valon Sadiku dhe të dyshuarit V.B. ku ky i fundit e kishte kërcënuar Valon Sadikun me thikë.
“Të mërkurën e 7 dhjetorit rreth orës 09:20 ata takohen në afërsi të Shkollës Ekonomike ‘Hasan Prishtina’ në Mitrovicë ku i dyshuari V.B. nxjerr armën e tipit AK 47 dhe qëllon në drejtim të tani të ndjerit Valon Sadikut, me ç’rast rrezikon edhe kalimtarët e tjerë të rastit-nxënësit që ishin duke shkuar në shkollë,” thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Gjykata në Mitrovicë pastaj ia caktoi paraburgimin prej 30 ditësh të miturit V.B. të dyshuar për vrasjen e djeshme, ndërsa i mituri tjetër H.V. sipas vendimit të gjykatës do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale