Ai ka njoftuar se Serbia ka dorëzuar letrën pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, me të cilën letër sipas Qeverisë së Kosovës, Serbia “nuk e kundërshton dhënien e kodit telefonik”, transmeton Koha.net.
Shumë debate kishin plasur në vend pas dhënies së kumtit nga ekipi negociator i Kosovës se shteti do të bëhet me kod të vetin, pas Marrëveshjes që ishte arritur në Bruksel, e ku palët dakordoheshin që të zbatohej Marrëveshja e më hershme, e prillit 2013.
Por ekspertë të njohur të telekomunikacionit në vend kishin tërhequr vërejtjen se ky nuk është kod shtetëror, por vetëm kod gjeografik që “Serbia pajtohet që t’i ndahet një krahine të saj”. Madje, sipas tyre, pronare e këtij kodi mbetet Serbia dhe ajo ka të drejtë ta tjetërsojë të njëjtin nëse do që ta bëjë një gjë të tillë. Ekspertët kanë thënë se Kosova do të mund të aplikonte vet në ITU për Kod telefonik. Por një gjë të tillë, për Kosovën e ka bërë Austria, në bazë të marrëveshjes.
Eksperti i telekomunikacionit, Ismet Hamiti madje kishte thënë se Marrëveshja lëkund themelet e shtetit të Kosovës dhe se nënkupton kthimin e Serbisë në Kosovë.
Ndërsa drejtori i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, kanë thënë se ITU nuk u ndanë kode dikujt tjetër, përpos shteteve, që sipas tij ky është kod shtetëror e jo gjeografik.
Para dy ditësh, 6 dhjetor 2016, Edita Tahiri ka thënë për “Kohën Ditore” se Serbia ka aplikuar, por kjo nuk qe konfirmuar nga pala serbe, ndërkaq sonte u konfirmua nga koordinatori i EULEX-it për veri të Kosovës, Ian Bancroft, i cili e quan këtë “rezultat i dialogut”.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale