Tetë persona janë lënduar në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje pasdite te Tetova, konretisht në dalje të Zhelinës, në udhëkryqin e rrugës lokale drejt Strimnicës.
Siç njoftoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në fatkeqësi kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Tetovës, “polo” i drejtuar nga B.Z. (19) nga Zhelina dhe “pasat” i drejtuar nga S.S. (70) nga Strimnica. Dy vozitësit, tre bashkudhëtarë nga “pasati” dhe tre bashkëudhëtarë nga “poloja” janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës prej ku pas ndihmës së ofruar janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi i SPB Tetovë dhe sipas të dhënave fillestare, shkak i fatkeqësisë është mosrespektimi i përparësisë. Dëmi material vlerësohet të jetë rreth 1.400 euro.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale