Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës ka bastisur shtëpitë e shtetasve të Kosovës që janë arrestuar në Maqedoni në rastin e Kumanovës.
Përveç shtëpive të të arrestuarve mësohet se janë bastisur edhe shtëpitë e personave që supozohet se janë vrarë në përleshjet në Kumanovë më 9 maj.
Policia ka bastisur edhe shtëpitë e Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt për të cilët jo zyrtarisht thuhet se janë të vrarë.
Në një komunikatë të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë thuhet se sot në orët e hershme të mëngjesit, është realizuar planin operativ i koduar “kontrolla”, ku në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për realizimin e operacionit të gjerë në nivel të vendit, i cili ndërlidhet me dyshimet për vepra të rënda penale.
Sipas komunikatës ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të veprave kriminale dhe ka përfshirë gjashtë rajone të Kosovës si në; Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Prizren.
Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë shoqëruar për intervistim njëmbëdhjetë persona, si dhe janë bastisur tridhjetë e tetë lokacione të ndryshme, kryesisht shtëpi banimi.
Ndërsa provava materiale janë konfiskuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, duke përfshirë pajisje dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin, si: tri armë të gjata, dy armë të shkurtra,një thikë, sasi e municionit dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin./arbresh.info
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment...
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...