Maqedonia edhe këtë vit do të jetë rekordere sa i përket vdekjes së foshnjeve.
Edhe pse të dhënat statistikore ende nuk janë publikuar, disa ekspertë për Nova Tv thonë se vdekja e foshnjeve këtë vit, do të arrijë rekord prej 11 promil në 1 mijë foshnje të lindura, me çka është mesatarja më e madhe deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në tre muajt e fundit në Maqedoni kanë vdekur 90 foshnje, numër i cili është dyfishë më i madh, në krahasim me vitin e kaluar.
Të dhënat me të cilat posedojnë Enti Shtetëror për Statistika, tregojnë se vdekja më e shpeshtë ndodh në javën e parë të lindjes, ndërsa si arsye më të shpeshta ekspertët i shohin, lindjen e parakohshme me 70%, anomalitë me 12%, infeksionet mes 5-7% dhe traumat e lindjes dhe arsye të tjera.
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes