Muja mendon se Presidenti Thaçi nuk është marrë me fushatën e Drenasit, ndërsa për darkën me mësuesit e kësaj komune, Muja thotë se ka qenë në kuadër të aspektit arsimor, e përgatitur para se të fillojë fushata.
“Thaçi mbajti darkë edhe në Kaçanik, ku nuk ka zgjedhje”, thekson Muja.
Muja ka thënë se në garën e Drenasit disa kandidatë kanë bërë deklarata spekulative t’u u thirre në emër të PDK-së e Presidentit Thaçi.
“Thaçi nuk merret me këto deklarata spekulative”, sepse qysh thotë Muja, “këto deklarata janë vogëlsira”.
Muja konsideron se Nisma duhet me u marrë me Malishevën, të cilën e ka marrë me huti, qysh po donë me marrë Drenasin, pa strategji politike apo ekonomike.
Ai ka thënë se në tre vjetet e fundit nën udhëheqjen e Demakut ka pasë pak ngecje në Drenas, për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar ish kryetari Demaku. Pikërisht këtë periudhë, e kanë shfrytëzuar opozita në Drenas.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin