Familja Boletini tërhiqet nga Këshilli për rivarrimin e Isa Boletinit në Vlorë

15:57 | 15 Maj 2015
M. A.

Sipas një njoftimi të nënshkruar nga familjarët e heroit kombëtar, Isa Boletitini, familja e heroit, ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi për rivarrimin e Isës në Vlorë, njofton Telegraf.

“Pas një takimi frytdhënës me stërnipin e Heroit Kombëtar ISA BOLETINI, u mor vendim qe familja Boletini te tërhiqet nga vendimi për rivarrimin e Isës në Vlore, Gazmend Boletini tërhiqet nga vendimi i këshillit organizativ për rivarrimin e Isës në Vlore, nder te tjera Gazmendi tha: qe unë jam familjar i Isa Boletinit, por Isa është i gjithë popullit, andaj populli Isën e dëshiron në Boletin, dhe unë jam i popullit dhe në ditët në vijim do te dalim ne konferencë për media për ndryshimin e vendimit për rivarrosjen e Heroit Kombëtar nga Vlora ne Boletin”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale