Një raport i ri parlamentar ka shfaqur një problem të madh me të cilin është duke u përballur Britania.
Sipas raportit alkoholi mbetet një ndër problemet kryesore në shoqëri, ndërsa është hedhur dritë mbi rastet e oficereve të policisë që janë ngacmuar seksualisht nga të dehurit edhe përderisa ato ishin në detyrë, transmeton arbresh.info.
Në një zonë janë raportuar se 86% e policive në detyrë janë sulmuar nga persona nën ndikimin e alkoholit.
“Sjellja e personave nën ndikimin e alkoholit sjell kriminalitet, zjarr-vënie dhe aksidente. Por sjellja e tyre bëhet edhe më e padurueshme kur sulmojnë shërbimet tona emergjente,” ka thënë deputetja Fiona Bruce.
“Por nga kjo nuk janë duke vuajtur vetëm personeli i emergjencës. Në raport thuhet se kjo ndikon edhe te taksapaguesit që paguajn faturën njerëzit e pafajshëm që humbin jetën nëpër aksidente për shkak të alkoholit,” shtoi ajo.
Krimi nën ndikimin e alkoholit besohet se ju kushton rreth 14 miliardë dollarë në vit taksapaguesve në Britani. /Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin