Sophie Turner, vajza më e brishtë, por bindshëm vajza që besonte verbërisht në dashuri ,në serialin ‘Game of Throne’ ka theksuar se është marrë me aktrim që nga mosha tre-vjecare.
Ajo fillimisht ka aktruar nëpër disa komedi, por më së shumti ka shkëlqyer në serialin ‘Game of Thrones’, transmeton arbresh.info.
Por , ja cilat 4 gjërat që ju nuk i dinit për aktoren që morri zemrën e shumë fansave.
Ajo nuk është flokëkuqe
“Njerëzit janë zhgënjyer kur kanë kuptuar që jam bionde. Më vjen shumë keq i kam, por nuk kam se si të ndërroj ngjyrën time natyrale të flokëve. Nëna ime ka flokë të kuqe, babai im të errëta, ndërsa unë jam bionde. Është e çuditshme!,” ka thënë ajo.
Ajo di të këndojë shumë mire rep
“Unë di çdo fjalë të albumit të Eminem. E kam dëgjuar muzikën e tij që kur isha 8 vjec dhe e kam sfiduar vetën duke kënduar nëpër shtëpi, pas shkollës, e kështu me rradhë,” ka shtuar ajo, transmeton arbresh.info.
Nuk shkon shpesh në banjo
“Kam fishkëz të fortë dhe vetëm dy herë në ditë urinoj. Kur isha e vogël jam mësuar ta mbaj urinën, prandaj mendoj se e kam ushtruar fishkëzën.”
I pëlqen ushqimi i shpejtë
“Kam punuar për një muaj në Atlanta në restaurantin Chick-fil-A dhe aty ushqimi është aq i mirë sa s’ka. Më pëlqen të konsumoj ushqim të shpejtë,” ka thënë Sophie. /Arbresh.info
FC Prishtina në zi, njofton për vdekjen e anëtarit të stafit
Rama priti në takim Presidentin Begaj, diskutuan për thellim...
Befasi në Spanjë, pa gola në Itali – rezultatet pas pjesës s...
Vëllaznimi gjen menjëherë zëvendësuesin e Warrick
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson