Partitë garuese për kreun e Komunës së Drenasit janë duke i raportuar keqpërdorimet të cilat sipas tyre janë duke u bërë gjatë procesit të votimit në këtë komunë.
Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka theksuar se vazhdimisht ka thyerje të rregullave gjatë procesit zgjedhor në Drenas.
Përmes një komunikate për media kjo e fundit ka bërë të ditur se në shkollën fillore “Luigj Kurakuqi” në Sankoc, ku menaxheri i kësaj qendre të votimit është duke dalë kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve, dhe lëvizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendrës së votimit.
Po ashtu, edhe në shkollën “ Xheladin Gashi-Plaku“, në Komoran, kemi situatë të njëjtë, ku menaxheri i qendrës së votimit është duke qëndruar jashtë qendrës dhe është duke ua imponuar qytetarëve votues se për kë duhet votuar.
Dega e Nisma për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të filloj sa më parë të merret më këto raste që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale