Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerta Deliu Kodra, njëherit anëtare e Përhershme e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të SEECP-së, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore, që po mbahen në Zagreb.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes Asambleve parlamentare te Evropës Juglindore si dhe diskutimet mbi dy komisionet e përhershme të Asamblesë.
Me këtë rast u vendos që udhëheqja e Komisionit të përhershëm për Energjetikë, Infrastrukturë dhe Ekonomi, t’i takoj Kuvendit të Kosovës, kurse punimet të mbahen në Zagreb.
Deputetja Deliu Kodra vlerësoj vendimin që Kosova të marrë pjesë në gjitha organizatat rajonale, duke e cilësuar si një ndër vendimet më të rëndësishme për stabilitetin në rajon.
Blerta Deliu Kodra, theksojë fuqishëm se vendimi i palës serbe për të bllokuar Kosovën që të zhvillojë në Prishtinë mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji është hap mbrapa nga ana e Serbisë, që bie ne kundershtim me bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i bëri thirrje përfaqësuesit të delegacionit të Serbisë që të zbatojnë Deklaratën e Tiranës që është miratuar edhe nga pala serbe, jo vetëm formalisht por edhe në praktikë.
Takimi i radhës i Komisionit Drejtues të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së
do të mbahet në Zagreb vitin e ardhshëm.
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...