Një zbulim i ri për ish- çiftin Angelina Jolie dhe Brad Pitt sugjeron se aktori 52-vjeçar ishte më shumë se i lumtur me gruan e tij të parë, Jennifer Aniston.
Sipas ish-truprojës së aktorit, Kris Herzog, Pitt do të kishte jetë më të mirë sikur të kishte qëndruar me gruan e tij parë. Ai ka deklaruar se gjatë kohës kur Pitt ishte me Jennifer Aniston ishte shumë më i lumtur, transmeton arbresh.info.
“Brad Pitt ishte 100% i lumtur me Jennifer Aniston kur e ka takuar Angelina Jolien,” ka shtuai ai. “Kurrë nuk i kam dëgjuar duke fjalosur dhe kurrë nuk ka pasur asgjë të keqe mes tyre deri në momentin kur Pitt u takua me Jolie.”
Ish-truproja i aktorit ka zbuluar edhe një detaj se 47-vjeçarja Jennifer Ansiton nuk ia ka lëshur kurrë sytë ndonjë mashkulli tjetër sa ishte me Pitt. “Ajo e ka dashur Pitt me gjithë zemër,” tha ai.
Sipas Inquisitr martesa mes Brad Pitt dhe Angelian Jolie u bë thjesht për imazh, për të treguar fuqinë e një çifti të famshëm. Megjithatë, jo gjithcka eci mirë pasi ata tashmë janë në procedurë divorci.
Mediat e huaja kanë raporuar se Angelina Jolie nuk e kishte ftuar aktorin që të kalonte kohën me fëmijët e tij gjatë festave të Falenderimit. Megjithatë, aktori është liruar nga akuzat e paraqitura kundër tij në lidhje me abuzimin e fëmijëve, por ende vazhdon të luftojë për të fituar kujdestarinë e përbashkët. /Arbresh.info
Rama priti në takim Presidentin Begaj, diskutuan për thellim...
Befasi në Spanjë, pa gola në Itali – rezultatet pas pjesës s...
Vëllaznimi gjen menjëherë zëvendësuesin e Warrick
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...