Politikani Koço Kokëdhima ka shkruar një status në nderim të gazetarit Andrea Stefani, i cili u nda sot nga jeta, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Kokëdhima tha se ai ishte një gazetar i paepur për të vërtetën, rebel dhe se mbante qëndrime të forta për çështje të mëdha të kombit.
Statusi i plotë i Koço Kokëdhimës:
Andrea, gazetari i paepur!
Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të mikut tim, Andrea Stefani. Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij, dua të kujtoj bashkëpunimin tim të gjatë me Andrean.
Ai iu bashkua nismës sonë në vjeshtën e vitit 1997 për të botuar gazetën “Shekulli”. Andrea ishte kryeredaktori i parë i asaj gazete që u bë dritarja e informimit të qindra mijëra shqiptarëve, që mbajti qëndrime të forta për çështje të mëdha të kombit. Ai ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë, një gazetar i guximshëm, një drejtues i zoti dhe një profesionist i lindur. Bashkëpunimi im me Andrean vijoi edhe më pas. Ai ishte ndër gazetarët e paktë kurajozë, parimorë e luftarakë ndaj abuzimit të pushtetit dhe të qeverive të dy dekadave të fundit. Puna e gjatë e Andreas në media ishte udhërrëfyes për shumë gazetarë të medias së shkruar dhe asaj vizive. Ne të gjithë do ta mbajmë mend Andrean si opozitarin e përhershëm, impulsiv dhe rebel, por njëherësh edhe bashkëpunëtorin e afërt e të palodhur ne projektet tona për një Shqipëri më të mirë.
Udhë të mbarë miku im!
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Lista e ngushtë e Real Madridit për trajner, nëse Xabi Alons...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Parashikimi i motit në Shqipëri për ditën e martë