Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm në Casale Monferrato të Italisë, për të shpëtuar një 48-vjeçare shqiptare, e cila tentoi të vetëvritet duke u hedhur në ujërat e kanalit Lanza, në rrugën “Luparia”.
Disa qytetarë dëgjuan ulërima dhe lajmëruan policinë. Ndërkohë, një 28-vjeçar u hodh në ujë, dhe arriti të nxjerrë shqiptaren në breg, ku efektivët e policisë, së bashku me ata të zjarrfikëses, përfunduan operacionin e shpëtimit, raporton syri, transmeton arbresh.info
Gruaja u shtrua në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, i riu i është nënshtruar trajtimit antibakterial, për shkak të ujit që ka gëlltitur./Arbresh.info
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë