Policia në Devoll ka ndaluar këtë të shtunë vëllain e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, për shkak se është konfliktuar me disa efektivë të policisë.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Altin Nallbati është ndaluar pasi ka goditur në ambjentet e komisariatit oficerin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, Devi Ago dhe bashkëshorten e tij, oficere policie.
Sipas burimeve, Nallbati ndodhej në komisariat pasi një i njohur i tij ishte shoqëruar për prerje të paligjshme pyjesh.
Fillimisht ai është konfliktuar me punonjësen e policisë. Bashkëshorti i kësaj të fundit ka ndërhyrë dhe situata është përkeqësuar në përplasje fizike.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran