Për të dytin vit me radhë nën patronatin e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova në bashkëpunim më Klubin Letrar “Podguri”, është bërë ndarja e çmimit mbarëkombëtar poetik “Dr. Ibrahim Rugova”, çmim ky i cili është ndarë për hir të punës dhe veprimtarisë së shquar të ish Presidentit Ibrahim Rugova dhe i cili çmim tashmë është tradicional.
Duke i përshëndetur të pranishmit, kryetari Rugova falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të cilët morën pjesë në konkursin letrarë për nder të figurës së Ibrahim Rugovës.
”Ju dëshiroj të gjithëve mirëseardhje për herën e dytë, faleminderit shumë për mundin dhe angazhimin që keni ardhur sot të gjithë këtu nga të gjitha trevat shqiptare, faleminderit që keni ardhur sot në Istogun e vogël, por me një zemër të madhe, edhe klubi letrat me emrin që ka Podguri, por edhe çmimi i Presidentit të madh të Kosovës, liderit të Kosovës, mendoj që e vlen edhe mundi dhe angazhimi juaj, po e nderoni vetën, por edhe neve”, tha ndër të tjera Rugova.
Ndërkaq Kryetari i Klubit Letrar “Podguri”, Sadik Bicaj u shpreh se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për Klubin Letrar “Podguri”, sepse behët fjalë për një figurë të rëndësishme, i cili kontribuoi në formimin e shtetit të Kosovës.
Në fund për fituesit u bë edhe ndarja e çmimeve, ku çmimin e parë e fitoi poetja Hasije Selishta.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A