Rreth 1.8 milionë njerëz janë duke marrë pjesë në protestat që po zhvillohen në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentes Park pasi dyshohet që është e përfshirë në një aferë korruptive, transmeton arbresh.info.
Ndërkohë partitë opozitare kërkojnë që Park të dalë para gjygjit. Seuli edhe njëherë shfaq skenën më të madhe të protestuesve, raporton Korea Times.

Disa nga protestuesit të mbledhur në Seul mbanin në duar pankarta të mëdha në të cilat shfaqet presidentja Park me uniformë të të burgosurve, ndërsa mijëra të tjerë kanë brohoritur duke kërkuar dorëheqjen e saj.
Marshi i fundit vjen pasi tri partitë opozitare kanë paraqitur një mocion mosbesimi të mbështetur nga 171 anëtarët e Asamblesë Kombëtare me 300 vende.
https://www.youtube.com/watch?v=VfqN0Qfg7fo
Demostratat e mëdha që nisën në tetor të këtij të viti janë protestat më të mëdha të zhvilluara pro-demokracisë që nga viti 1980. Të shtunën, protestuesit marshuan 100 metra brenda pallatit presidencial ku banon Park. /Arbresh.info
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...