Të dhënat e fundit të dala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se Kosova po vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me Serbinë për import të mallrave.
Njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë nga institucionet kosovare të shqyrtojnë marrëdhëniet ekonomike me Serbinë dhe të marrin qëndrim të efektshëm për reciprocitet.
Muhamet Mustafa, njohës i ekonomisë, në një prononcim për “Indeksonline” është shprehur se Kosova importon nga Serbia rreth 300 milionë euro mallra, kurse eksport ka vetëm rreth 15 milionë në vit.
Sipas tij, ka dyshime edhe për mallra që hyjnë nga Serbia pa procedura doganore.
“Raportet tregtare janë të njëanshme sa i përket Kosovës, deri sa ne importojmë shumë, diku mbi 300 milionë sipas statistikave, ka dyshime që ka edhe mallra që hyjnë pa procedura doganore dhe eksportojmë shumë pak, as 15 milionë në vit. Kjo do të thotë që mallrat e Kosovës për t`u eksportuar në Serbi ngecin në pengesa të llojllojshme, dhe se ende dy vendet, ose institucionet e Kosovës duhet të shohin natyrën e këtyrë marrëdhënieve dhe të aplikojnë një parim të reciprocitetit në mënyrë më efektive”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, Kosova me Serbinë kanë relacion të vjetër sa i përket ekonomisë. Sipas tij, shumëçka lidhet me statusin e Kosovës pas vitit 1999.
“Është një relacion i vjetër Kosovë-Serbi në rastin ekonomik, dhe shumëçka ndërlidhet me statusin e Kosovës pas vitit `99. Menjëherë pas luftës, Kosova me Serbinë nuk ka pasur kurrfarë ngarkesa doganore. Kështu që ajo ka qenë një prej shkaktarëve që ka intensifikuar këtë bashkëpunim, si dhe afërsia gjeografike”, ka thënë Rexhepi për “Indeksonline”.
Sikur Mustafa, edhe Rexhepi konsideron se duhet të ketë një qëndrim nga institucionet kosovare për reciprocitet me Serbinë.
Rexhepi është shprehur se nëse Serbia nuk do bashkëpunim, Kosova nuk ka nevojë që t`i nënshtrohet situatave që i imponon Serbia.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...