Kryengritësit talibanezë kanë vrarë 23 civilë pasi kanë humbur 29 luftëtarë të tyre gjatë një sulmi të dështuar ndaj policisë në jug të Afganistanit.
Në deklaratën e policisë është raportuar se kryengritësit talibanezë kanë nisur sulme të koordinuara në pikat e kontrollit të policisë në rrethin Nesh së Kandaharit, transmeton arbresh.info.
Policia ka raportuar se gjatë sulmit të dështuar janë vrarë 29 luftëtarë talibanezë dhe disa të tjerë janë plagosur.
“Armiku brutal pasi pësoi disfatë kundër forcave afgane, kanë marrë hak duke vrarë 23 civilë, dukë përfshirë pesë fëmijë dhe dy gra,” thuhet në raportin policor.
Deklarata e policisë tha se talebanët kishin kërkuar strehim në shtëpitë e civilëve dhe pasi janë kundërshtuar kanë vrarë civilët. /Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...