Takimi i liderëve nuk dha rezulltat, por liderët e katër partive kryesore në Maqedoni ranë dakord të hënën për të mbajtur një takim tjetër i cili do të kishin gjetur një zgjidhje nga dalja nga kriza politike.
Ndryshe takimi u zhvilluar në mes liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevskit, liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit si dhe të pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i SHBA-së, Jess Bailey, dhe Shefi i Misionit të BE-së, Aivo Orav, njofton TetovaSot..
Siç tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, nuk arritën të bien dakord, por ai mbetet në qëndrimin për krijimin e një qeverie kalimtare, me një mandat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zaevi tha se pas bisedimeve të sotme në kuadër të dialogut, nuk është optimist për një zgjidhje të krizës politike.
Ai theksoi se opozita nuk kthehet në Parlament. Për protestën e paralajmëruar për të dielën ai tha se do të jetë paqësore.
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment...
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025