Partia e Fatmir Limajt Nisma për Kosovën ka reaguar në lidhje me vendimin që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë e jo në Boletin siç ishte vendosur më herët.
“Duke pasur parasysh faktin se kjo çështje është negociuar me Listën serbe dhe rrjedhimisht edhe më Serbinë, atëherë është e qartë se Vlora nuk është zgjedhur si vendi për te nderuar Kolosin e Kryengritjeve Shqiptare për liri e pavarësi”, thuhet në komunikatë të Nismës.
Duke i ikur rivarrimit atje ku janë bërë të gjitha përgatitjet,Nisma këtë “tërheqje taktike” e shohin si vrasje të dytë të heroit, por tani edhe me bekimin e dy qeverive shqiptare të cilat këtë disfatë po përpiqen që të shesin si një vendim patriotik.
“Duke pasur parasysh ketë fakt Nisma për Kosovën kërkon që eshtrat e Isa Boletin të rivarrosen në Boletin të Mitrovicës, aty ku është përgatit kulla dhe varri i tij”, thuhet në komunikatën e Nismës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...