Një vajzë 4-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi nëna e saj i jepte drogë që më pas të ishte e qetë kur kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, pa e shqetësuar askush. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2013, ndërsa sot autorët përballen me drejtësinë.
Mësohet se Michala Pyke, 37 vjeç, dhe partneri i saj, një tregtar droge, John Rytting, 40 vjeç, akuzohen për vdekjen e vogëlushes Poppy Widdison. ‘Daily Mail’ shkruan se në bazë të testeve të drogës rezulton se për 6 muaj vajzës nëna i kishte dhënë drogëra të ndryshme si metadon, ketaminë që përdoret për të qetësuar kuajt dhe heroinë.
Vajza u gjet në divan, në qershor 2013 ku mezi merrte frymë, ndërsa ndërroi jetë një ditë më vonë në spitalin e fëmijëve Sheffield.
Policia gjatë kontrollit në banesë gjeti më shumë se 1.000 tableta barnash të shpërndara nëpër apartament. Ndërkohë, thuhet se përveç kësaj Poppy është dhunuar fizikisht dhe emocionalisht nga nëna dhe partneri i saj. Prej kohësh të arrestuar, çifti rrezikon të dënohet me nga 20 vite burg.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...