Dy javë më parë, agjentët e inteligjencës gjermane kanë vënë re një përdorues të pazakontë në një dhomë chat të njohur si ‘strofkulla’ e militantëve islamistë. Personi që doli të ishte pjesë e atij chat-i doli të ishte edhe spiuni gjerman.
Ai u kishte ofruar ndihmë për të ndihmuar islamistët të depërtojnë në agjensinë e tij në mënyrë që të hynin drejt një greve. Agjentët e joshën atë në një bisedë private dhe shumë shpejt arritën të marrin detaje mbi agjensinë e spiunazhit, i cili shumë shpejt u identifikua dhe u arrestua, shkruan WP, transmeton arbresh.info.
Shtetasi gjerman me prejardhje spanjolle kishte pranuar se ishte konvertuar në Islam gjatë vitit 2014. Babai i katër fëmijëve, kishte qenë edhe aktor i filmave pornografikë për homosekualë.
Autoritetet të martën thanë se e kanë arrestuar personin në fjalë i cili po përgatitej të kryente një akt të dhunshëm dhe u akuzua për shkelje të ligjeve të shtetit sekret./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...