Protestuesit dënohen nga Gruevski, kurse dhunuesit në BFI mbështeten nga Gruevski!?

16:51 | 14 Maj 2015
M. A.

“Gjykata e Gruevskit” burgos protestuesit, ndërsa Bashkësia Fetare Islame (BFI) plot 11 ditë është e bllokuar me dhunë nga persona të udhëhequr nga Afrim Tahiri dhe Ibraim Shabani pas të cilëve dyshohet se qëndron ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, nëndega e PDSH-së e Studeniçanit dhe vetë kryeministri Gruevski.

Prokuroria Themelore publike në Shkup ngriti propozim-akuzë ndaj 15 personave që morën pjesë në protestat para qeverisë. Kjo prokurori e kontrolluar nga Gruevski ka vendosur që tetë persona me automatizëm t’iu vazhdojë edhe paraburgimin.

Ky skandal nënkupton se Gruevski për të penguar pakënaqësinë e qytetarëve i shfrytëzon të gjitha mjetet që i ka në dispozicion ndërsa BFI-në e ka lënë anash në duart e disa personave të cilët në mënyrë joligjore kanë uzurpuar institucionin e vetëm legal të besimtarëve myslimanë në Maqedoni.

Për Gruevskin BFI nuk ekziston, edhe pse është në qendër të Shkupit, ajo është bërë poligon eksperimentesh se nëse sot një grup i Studeniçanit e ka uzurpuar 11 ditë rresht BFI-në, mundet që pas disa javësh të paraqitet ndonjë grup tjetër nga Haraçina, Tetova, Gostivari apo komunë tjetër që ta sulmon BFI-në.

Kjo është e patolerueshme, pasi vendimi i Gjykatës është tepër i qartë që uzurpatorët të lëshojnë objektin e BFI-së menjëherë, mirëpo Gruevski nuk e angazhon policinë dhe organet tjera të gjyqësorit që vendimin e gjykatës ta realizojë në praktikë, duke mënjanuar grupin e dhunshëm të udhëhequr nga Ibrahim Shabani.

Më shumë se 15 punëtorë të rregullt të BFI-së plot 11 ditë qëndrojnë “peng” në vendet e tyre të punës për të mbrojtur legjitimitetin, nderin dhe unitetin e institucionit të vetëm fetar të myslimanëve i cili është komplet i parealizuar pikërisht në prag të përgatitjeve të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Për këtë krizë në BFI duhet të mbajë llogari kryeministri Gruevski i cili së bashku me Mijallkov dhe njerëz të PDSH-së bëjnë eksperimente në BFI, me të vetmin qëllim që trë devalvojnë vlerat e besimtarëve myslimanë. Misioni i OSBE-së në Shkup, Kryqi i Kuq, Ambasada e SHBA-ve, Francës , Britanisë së Madhe, Turqisë, Shqipërisë, Kosovës duhet të angazhohen maskimalisht që kriza në BFI të tejkalohet një minutë e më parë pasi në të kundërtën çdo grupi të dhunshëm do ti jepej alibi që të uzurponte BFI-në.

Shpërndaje në rrjete sociale