Eric Trump, djali i presidentit të sapo zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kaluar tri ditë ekskursioni për gjueti në Turqinë jugore.
Sipas agjensisë së lajmeve ‘Hurriyet’ 32-vjeçari ka vizituar qytetin turistik të Antalisë për të gjuajtur në një zonë rurale, pasi kishte marrë leje nga autoritetet e parqeve kombëtare, transmeton arbresh.info.
‘Hurriyet’ raportoi se Trump ishte ftuar në gjueti nga një biznesmen turk dhe ka vrarë dy drerë. Pas vizitës në Turqi ai fluturoi drejt Gjermanisë.
Eric dhe vëllau i tij, Donald Trump Jr. janë hetuar për koordinimin e një udhëtimi në Zimbabve gjatë vitit 2011, të cilët kishin shkuar për gjueti përmes një kompanie të palicencuar nga Afrika e Jugut.
Gjatë asaj periudhe ata janë shfaqur në foto pas vrasjen e një elefanti, bualli dhe krokodili. Vëllezërit kanë pohuar se ata kishin gjuatur në një zonë të mbushur me elefantë. /Arbresh.info
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...