Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka njoftuar të gjithë banorët e lagjes “Sofali”, që po bëjnë përgatitjet për themelimin e çerdheve të reja në bashkëpunim me komunitetin “zogjtë”.
Ahmeti ju ka bërë thirrje të gjithë prindërve se do të mbajnë mbledhje në sallën e kuvendit komunal sot prej orës 17:00 dhe do ta zgjedhin edhe këshillin e Prindërve që do të zgjidhet me votat e personave që do të jenë prezent në sallë.
Lexoni postimin e plotë të Ahmetit në Facebook:
Vazhdojmë me çerdhet e reja – përgatitjet për hapjen e çerdhes Zogjtë në Sofali
Komuna e Prishtinës informon të gjithë banorët se më 30 nëntor, e mërkurë, në ora 17:00 , në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e Komunës së Prishtinës, do mbahet diskutimi publik për përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve të cilët në bashkëpunim me Komunën do të themelojnë çerdhen me bazë në komunitet “Zogjtë’.
Të gjithë prindërit e interesuar duhet të dorëzojnë një letër me shkrim ku shprehin qëllimin për tu zgjedhur në Këshillin e Prindërve. Këshilli i prindërve do të zgjedhet me votat e personave prezent që do të jenë në sallë. Letra mund të dorëzohet në sportelin numër 5 apo në emailin [email protected] .
Të drejtë konkurrimi kanë vetëm prindërit që kanë fëmijë të moshës 0-6 vjeç dhe që kanë qëllim t’i regjistrojnë në çerdhen që do të hapet.
Prindërit që konkurrojnë të bëhen pjesë e këshillit të prindërve duhet të sjellin me vete këto dokumente: 1. Dëshmi se është banorë i lagjes – dokumenti nga Bashkësia Lokale dhe një faturë ;2 . Ekstrakti i lindjes se femiut.
Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët ...
Izraeli miraton propozimin për të regjistruar tokat e Bregut...
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...
Zelensky merr çmimin “Ewald von Kleist” për rezistencën ukra...
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...