Pos dy bashkëpunëtorëve të tij Talip Aktaş dhe Bashkim Çmega, kleriku turk Fetullah Gulen i cili akuzohet nga autoritetet turke se qëndron pas puçit të korrikut të kaluar, ka edhe një bashkëpunëtor të tretë në Kosovë.
Sipas portalit turk Akit, pronari i kompanisë ABI nga Prizreni Alajdin Fusha është një mbështetës i fuqishëm i Gulen në Kosovë, i cili mundëson komunikimin mes organizatës Feto dhe politikanëve në Kosovë.
Fusha ka tentuar të hyjë në Turqi gjatë festës së fundit të Kurban Bajramit por është kthyer mbrapsht pas kontrollit të pasaportës.
Alajdin Fusha është i afërm i Irfan Fushës, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe sipas portalit turk ka lidhje të forta me ish-kryeministrin dhe tash presidentin Hashim Thaci dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...