Ish-ushtari i UÇK-së nga Rahoveci, Xhafer Kadiri, që u bë i famshëm me fotografinë e tij me lot pas çlirimit, ka bërë një postim në “Facebook”.
Ai me anë të këtij postimi ka uruar 28 Nëntorin duke uruar që trojet shqiptare të bashkohen në 28 nëntorët e ardhshëm, transmeton “RahovecPress”.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Shqiptaria, Bashkimi Kombëtar, janë mbi të gjitha ideale, e idealet nuk shiten, as nuk blihen, as nuk falen. Ideali duhet sinqerisht dhe mbrohet, me vepra, jo me fjalë. Ideali ashtë prej dashunive për t’cilat sakrifica, mundi, edhe krejt jeta e çka ka n’te ia vlen të jipet. Ideali ashtë ajo gja e cila kur përmbushet, sjell lirinë.
Shqiponja jonë hala ashtë e ndame n’dysh, si rrjedhojë fluturimin e ka t’pamundun. Bashkimi i saj, nënkupton Bashkim Kombëtar, nënkupton Shqipëri Etnike, prandaj, mos harroni se pa bashkim nuk ka liri, e pa liri shqiponja s’mundet me fluturu e me valu hjeshëm e krenare ndër flamuj.
Unë nuk jam i lirë, nuk do të jem, e as ideali nuk do t’jetë i përmbushun pa Bashkim Kombëtar.
Urime edhe ky 28 Nëntor, vllezër gjaku e shpirti, pritshim edhe shumë tjerë, jo t’ndarë kështu, por t’bashkuem si kurrë më parë.
Lavdi heronjëve, respekt e dashni popullit!

Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët ...
Izraeli miraton propozimin për të regjistruar tokat e Bregut...
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...
Zelensky merr çmimin “Ewald von Kleist” për rezistencën ukra...
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...