Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumëetnik si Kosova.
“Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”, thuhet në komunikatë.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...