Ymeri: Ky 28 Nëntor i kushtohet Astrit Deharit

12:53 | 28 Nëntor 2016
M. A.

Me rastin e 28 Nëntorit, në qendër të Prishtinës, është vendosur baneri kuq e zi që kërkon drejtësi për Astrit Deharin, ku me ç’rast Levizja Vetëvendosje ka kujtuar të ndjerin Astrit Deharin për veprën dhe kontributin e tij, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se ky 28 nëntor i kushtohet Astrit Deharit.

“Sot këtë 28 Nëntor, si Lëvizje Vetëvendosje ia kushtojmë Astrit Deharit, Astriti i cili po na shikon me buzëqeshjen e tij dhe që na kujton jetën dhe veprën e tij, dashurinë që kishte për ne dhe dashurinë që e nxiste tek ne”.

“Astriti nuk është vetëm aktivist i VV, nuk është vetëm aktivist politik, nuk është vetëm djali i Avniut e Xhemiles, as vetëm qytetar i Kosovës, sot Astriti është mbi të gjitha këto, Astriti sot është e vërteta e këtij shteti e regjimi politik i instaluar në Republikën e Kosovës. Ai na dëshmon se si duhet punuar vendin, ndërsa në anën tjetër na tregon udhëheqjën e këtij regjiimi anti-popullor. Regjimi ka refuzuar të japë drejtësi dhe përgjegjësi për Astritin. Astriti vduq në burgun e Prizrenit me akuza të montuara politikisht””.

Ymeri më tutje ka thënë se me këtë pushtet që kemi, Kosovën po e largojmë nga Shqipëria.

“Fatkeqësisht me këtë regjim të instaluar në Kosovës, Kosova po largohet prej Shqipërisë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të këqija që prej përfundimit të luftës. Fuqizimi i politikës së Serbisë në Kosovës është më i madh”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale