Por një reagim i fort ka ardhur nga kryeministri i cili ka deklaruar se “Kokëboshëve e banditëve mund t’u pengojë progresi i Kosovës”, transmeton lajmi.net
Mustafa thotë se rritjen e ekonomisë po e konstatojnë institucionet relevante e jo ai.
“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri!”, ka shkruar ai.
“Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit”, ka shtuar Mustafa.
Kryeministri ka thënë tutje se “Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim!”.
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...