Pacolli: Nga kjo fabrikë gëzojnë të ardhura mbi 70 familje

15:45 | 27 Nëntor 2016
M. A.

Janë bërë 1 vjet që nga hapja e fabrikës së lëkurës “Intertex Leather” në Gjakovë.

Nga kjo fabrikë në vit prodhohen mbi 50 mijë çanta njofton ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli duke thënë se kjo fabrikë është “hapur në kompetencat e mia dhe pa asnjë përkrahje nga Qeveria”.

Nga kjo fabrikë gëzojnë të ardhura mbi 70 familje.

“Diçka për të qenë krenarë. Sot është bërë 1 vjet nga hapja e fabrikës së lekurës në Gjakovë. Nga kjo fabrikë, çdo vit prodhohen mbi 50 000 çanta, nga markat më të njohura botërore. Të gjitha për tregun e jashtëm. Kjo fabrikë është hapur me kapacitetin tim, dhe pa asnjë përkrahje nga Qeveria. As që janë interesuar të na vizitojnë. Jam i lumtur që vetëm nga kjo fabrikë, të gëzojnë të ardhura mbi 70 familje”, shkruan Pacolli në Facebook

img_9763-735x400

Lexo edhe:

Inaugurohet fabrika e lëkurës në Gjakovë “Intertex Leather” (Foto)

 

Shpërndaje në rrjete sociale