Si skandaloze po vlerësohet veprimi i fundit i EULEX-it, ku gjyqtarë të saj kanë marrë vendime pa qenë të dekretuar në Gjykatën e Apelit.
Një rast i tillë është gjyqtari Manuel Soares, që së paku në rastin e njohur “Kleçka” ka marrë vendime dhe veprime procedurale, raporton KTV.
Punën në Gjykatën e Apelit e ka kryer ai nga muaji prill deri në nëntor, kur EULEX-i i kishte kërkuar të pushojë deri në dekretim. Njohësit e sistemit gjyqësor thonë se kjo tregon brishtësinë e sistemit të drejtësisë në përgjithësi, duke lënë fajtor këtu edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Vendimet që janë marrë nga këta gjyqtarë mund të mos pranohen nga palët.
EULEX-i, sipas Petrit Zogajt të FOL-it, është bërë imun në skandale, përcjell koha.net. Aq shumë, sipas tij, sa që nuk po ka më reagime as nga Bashkimi Evropian që paguan këtë mision.
KTV-ja ka raportuar se si gjyqtarë të EULEX-it janë përfshirë në marrjen e vendime të jashtëligjshme. Njëri prej tyre, Manuel Soares, ka marrë shumë vendime mes periudhës prill – nëntor 2014, kohë kur nuk ishte i dekretuar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Kjo ka ndodhur pas 15 qershorit të 2014-ës, kohë kur edhe gjyqtarët e EULEX-it propozohen nga misioni, por emërimin dhe dekretimin e bëjnë KGJK-ja dhe Presidentja, njësojë si për vendësit.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...