SHBA: dorëheqjet hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës në Maqedoni

18:20 | 13 Maj 2015
M. A.

Ambasada amerikane në Shkup, komenton dorëheqjet e Jankullovskës, Mijallkovit dhe Janakievskit.

“Dorëheqjet e zyrtarëve të lartë qeveritarë janë hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës momentale politike dhe drejt avancimit të Maqedonisë. Siç kemi thënë edhe ne ditët e kaluara, -theksohet në reagimin e Ambasadës amerikane, – është me rëndësi që liderët e Maqedonisë të hetojnë abuzimet e mundshme të autoritetit dhe të ndërmarrin hapa drejt reformimit të institucioneve dhe proceseve demokratike të Maqedonisë. Si mik dhe partner i Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë në këtë proces” theksohet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Shpërndaje në rrjete sociale